Skip to content

Booksellers & Trade Customers: Sign up for online bulk buying at trade.atlanticbooks.com for wholesale discounts

Booksellers: Create Account on our B2B Portal for wholesale discounts

Drama: Të gjithë janë të çmendur, Qeni, Çiftet dhe Misto

by Naun Shundi
Save 26% Save 26%
Current price ₹1,092.00
Original price ₹1,470.00
Original price ₹1,470.00
Original price ₹1,470.00
(-26%)
₹1,092.00
Current price ₹1,092.00

Imported Edition - Ships in 18-21 Days

Free Shipping in India on orders above Rs. 500

Request Bulk Quantity Quote
+91
Book cover type: Paperback
  • ISBN13: 9782390690054
  • Binding: Paperback
  • Subject: N/A
  • Publisher: Rl Books
  • Publisher Imprint: Rl Books
  • Publication Date:
  • Pages: 180
  • Original Price: USD 15.0
  • Language: Albanian
  • Edition: N/A
  • Item Weight: 273 grams
  • BISAC Subject(s): European / General and Theater / Playwriting

Katër drama nga aktori, regjisori dhe dramaturgu Naun Shundi.


Të gjithë janë të çmendur

Lufta kundër imorales dhe çmendurisë së dy sistemeve të ndryshme politike vjen përmes kujtimeve të një njeriu që i lodhur nga pafuqia për ta kundërshtuar, i dorëzohet çmendurisë që i ka kapluar të gjithë. Personazhi i kësaj monodrame rrëfen me sinqeritetin e tij deri në naivitet të gjithë kronologjinë e jetës. Komizmi tragjik shpërfaq transformimin që njeriu ka bërë në kalimin e viteve e sistemeve, duke e tjetërsuar dhe duke zhveshur nga gjithçka humane dhe jetësore dhe sado të përpiqet dëshpërimisht për të jetuar i qetë me veten e parimet personale në raport me të tjerët, situatat sa vijnë dhe komplikohen, duke e pamundësuar ekzistencën e tij. Ai nuk përpiqet ta ndryshojë realitetin, por përpëlitja për të qenë vetvetja i shkakton dhimbje pafund. Gjithçka e dhënë bujarisht nga personazhi nuk ka asnjë përqafim apo kthim prapa me përjashtim të grushteve, talljes, braktisjes, ironizimit.


Misto

Në diktaturë njerëzit nuk kanë emra, janë numra, duhet të mendojnë njëlloj, të vishen njëlloj... I ngjajnë një ushtrie kokëqethur, ku askush nuk duhet të nxjerrë këmbën më shumë nga rreshti. Të gjithë i mbajnë sytë te diktatori, i cili në sisteme diktatoriale nuk vdes kurrë. Ai është aty, edhe kur nuk është i gjallë. Mentaliteti që ai lë pas kalon nga brezi në brez. Një dramë absurde shqipe mbi sistemin komunist, mbi dhunimin e lirisë së njeriut,


Qeni

Një natë, një qytetar i zakonshëm, gjen në një kazan plehrash një qen të vogël, të braktisur. Vendos ta marrë në shtëpinë e tij. Këtu nis dhe komunikimi mes tyre nëpërmjet një gjuhe që e kuptojnë dhe e flasin të dy, gjuhës qenërore. Gjatë bisedave të njëpasnjëshme ata lidhen kaq shumë me njëri-tjetrin, saqë vdekja e qenit i shkakton të zotit një dramë të madhe. Gjatë bisedave, qeni shpërfaq dukshëm aftësitë e tij gjykuese, për njerëzit dhe rracën njerëzore. Krahasuar me virtutet dhe vlerat e rracës qenore, rraca njerëzore lë shumë për të dëshiruar. Njerëzit po shkojnë drejt vetasgjesimit nëpërmjet luftrave të njëpasnjëshme. Përkujdesja dhe dashuria për njëri-tjetrin, besnikëria dhe ndihma, po zënë gjithnjë e më pak vend në shoqërinë njerëzore dhe ndihma për më të dobëtin.


Ciftet

Kur gishti tërheq këmbëzën e një arme, plumbi shkon drejtë, por gishti kthehet nga vetja. Kjo dramë është një këmbanë alarmi për vetëshfarosjen e njeriut, shfarosjen nga po vetë njeriu, e çdo gjallese tokësore, kafshët, shpendët, bimët, pyjet dhe burimet ujore, pa të cilat jeta do të zhdukej.

Shundi, Naun: - Naun Shundi ka lindur në Tiranë më 3 shkurt 1959. Në vitin 1977 është diplomuar si "regjisor" në Shkollën e Mesme te Kulturës dhe më pas ka studiuar në Institutin e Lartë të Arteve të Tiranës (sot Universiteti i Arteve). Kontributet e tij shtrihen në aktrim, regji, dramaturgji dhe si pedagog në Akademinë e Arteve. Përveç rreth 90 roleve dhe një numri të madh veprash si regjisor, dramat e tij janë vënë në skenë dhe mirëpritur nga publiku dhe kritika.

Trusted for over 49 years

Family Owned Company

Secure Payment

All Major Credit Cards/Debit Cards/UPI & More Accepted

New & Authentic Products

India's Largest Distributor

Need Support?

Whatsapp Us